Të besohet se edhe një vit tjetër po ikën? Pa dyshim, ka pasur edhe ky momentet e tij më të bukura dhe jo të bukura gjithashtu, por të gjithë janë entuziastë sa herë vjen një vit i ri. Nata e 31 dhjetorit duhet të jetë një prej netëve për t’u dukur fashion më shumë se ҫdo ditë tjetër. Ndaj për të të ndihmuar, më poshtë janë veshjet kryesore në varësi të vendit që do të zgjedhësh për të festuar.

Stlistja Irma Martinez, e cila ka punuar me shumë emra të njohur në botë si Thalia, Sofia Vergara, Daisy Fuentes, apo Eva Longoria, ka ndarë me miqtë disa sekrete veshjesh për natën e ndërrimit të viteve.

Festë në shtëpi

Nëse do ta kalosh ndërrimin e viteve në shtëpinë e miqve, atëherë zgjedhja ideale është fustani ose një fund i ngushtë lëkure, stil vintage. Eventet formale e pranojnë një veshje të tillë, por edhe nëse je me një shoqëri pak më argëtuese, është gjithashtu një veshje e gjetur.

Party si në vitet ‘90

Pantallonat janë gjithmonë një zgjedhje e rehatshme, por në të njëjtën kohë edhe shumë chic. Ja një stil vintage i ’90-ës, sipas mesazhit të festës, kombinuar me një golf klasik. Nuk mund të gabosh!

Nata me vajzat

Do ta presësh Vitin e Ri me shoqet? Atëherë zgjedhja ideale është funky look! Një fund Pinko me një bluzë vintage me temina dhe aksesorë të vegjël janë të mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen.

Në club

Një fustan seksi — look-u që nuk dështon asnjëherë. Të ndihesh seksi dhe mahnitëse, kush nuk do? Prite 2017-ën me një veshje të shkëlqyeshme dhe festive.

Darkë glamour

Nëse vendos që ndërrimin e viteve ta kalosh në një vend special me një darkë mondane, atëherë edhe veshja kështu duhet të jetë. Mos harro të përdorësh aksesorë elegantë, sidomos nëse fustani është me xixa ose me shkëlqim.

Party në shtëpinë tënde

Të presësh miq nuk është aasnjëherë e thjeshtë, megjithatë mund t’ia dalësh. Velvet nuk ka qenë kurrë më në modë se këtë vit dhe ky do të ishte rekomandimi kryesor për një veshje festive. Ko kostum mustard p.sh. (nga Zara), përfundimisht është zgjedhja e duhur