Në Telekomin e Maqedonisë është në vijim procedura për përzgjedhje dhe emërim të kryetarit të ri kryesor ekzekutiv, Andreas Maierhofer, i cili është në këtë funksion nga viti 2014, largohet nga kompania dhe është emëruar për drejtor të ri të përgjithshëm të T-­Mobile Poloni, nga 1 prilli i këtij viti, transmeton FOL.

Nga Telekomi i Maqedonisë sot kumtuan se Maierhofer do ta udhëheqë kompaninë deri më 1 maj të këtij viti, kur duhet të zgjidhet zëvendësi i tij.

Ai do të mbetet anëtar joekzekutiv i Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë.