Nëse sa herë përgatisni ndonjë recetë, ju del gjysmë e pjekur, ja disa këshilla nga ekspertët. Tre probleme të raportuara nga amvisat që marrin zgjidhje.

“Tava e pjekjes ka një shtresë vaji që ngjit, edhe pasi e laj”. — Carrie, me e-mail

 

Zgjidhja: Vendose tavën në një lavaman, hidh ujë të nxehtë mbi të dhe shto ca pika detergjent, këshillon  Julie Edelman,  autore e The Ultimate Açidental Houseëife. Lëre 15 minuta. Pastaj derdhe pothuaj të gjithë ujin dhe fërkoje fort me pjesën e ashpër të sfungjerit të enëve. Në të ardhmen, spërkate sipërfaqen me sodë buke sapo të kesh mbaruar punë, sa është ende e ngrohtë. Soda e bukës do të thithë vajin dhe ti do të kesh mundësi ta pastrosh me lehtësi para se ta vendosësh në lavapjatë.

“Uups! I hodha sodë buke brumit të kekut, në vend të pluhurit pjekës”. — Julia, e-mail

Zgjidhja: Hidh pluhur pjekës, gjysmën e sasisë që kërkon receta, në brum dhe vazhdo me pjekjen,  këshillon Ray Broën, zv.president I kërkimit dhe zhvillimit shtëpiak për kompaninë Church & Dëight Co., prodhuesi i sodës Arm & Hammer. Ka dy rezultate të mundshme. Pluhuri pjekës mund t’i japë kekut volum duke rezultuar në një ëmbëlsirë perfekte në pamje, ose mund ta fryjë brumin aq sat ë dalë nga tava. Si masë parandaluese, vendos një letër pjekëse poshtë tavës. Kur nuk ke fare pluhur pjekës, piqe kekun gjithsesi. Mund të përfundosh me një ëmbëlsirë të ngjeshur, të sheshtë, por ka një mënyrë për ta korrigjuar këtë rezultat jo shumë të paraqitshëm: përdore kekun si bazë për zupa apo kupa me akullore. Kuzhina e Real Simple, këshillon ta presësh kekun në kuba 1.5 cm, t’i kalosh në gjalpë në tigan sa të kërcanisen dhe t’i mbulosh me akullore dhe shurup të ngrohtë çokollate.

“Harrova ta lyej tavën me vaj që mos të ngjitet. Tani nuk mund ta nxjerr kekun pa e prishur!” — Allison, me Facebook

Zgjidhja: Një kek i ftohtë ka më pak rrrezik për t’u copëtuar. Lëre të ftohet një orë, pastaj vendose me gjithë tavë në ngrirësin e frigoriferit pr gjashtë orë, këshillon Thomas Vaçaro, dekani i pjekjes dhe pastiçerisë në Instituin Kulinar të Amerikës në Hyde Park, New York. Kur të ketë ngrirë, me një thikë, ngjitur me tavën, liro kekun nga anët e saj. Ktheje përmbys tavën dhe mbaje në 45-gradë mbi një dërrasë kuzhine. Liro një anë për ta nxjerrë të gjithë kekun. Nuk del? Fut pirunë mes tavës dhe anëve të kekut, rrëshqiti pirunjtë poshtë kekut në mënyrë që të lirosh fundin deri sa keku të dalë. Mbuloje me një qese plastike dhe lëre të shkrijë në temperaturën e dhomës për dy orë.