Klinika “Zhan Mitrev” e mbështeti iniciativën e Qeverisë për vendosjen e kapaciteteve private në dispozicion të shërimit të pacientëve me KOVID-19, njofton Portalb.mk.

“Mbrëmë në mediume mësova për planon e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës dhe të kyçen edhe institucionet private shëndetësore në menaxhim me epideminë të shkaktuar nga KOVID-19. Unë nga ana ime e përkrahi çdo iniciativë për vendosjen e të gjitha kapaciteteve në dispozicion. Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, ne ofruam 40 shtretër spitali për kujdes intensiv për nevojat e shtetit. Në ndërkohë situata me numrin e pacientëve të infektuar me KOVID-19 eskaloi. Jemi të vetëdijshëm se gjendja është e rëndë me muaj të tërë, ashtu sikur shëndetësia publike, edhe te ne, kemi trysni të madhe nga pacientët, nuk ka krevat të lirë dhe ka lista të pritjes të cilat çdo ditë rriten. Punojmë me kapacitet të plotë dhe personeli ynë është shumë i lodhur, a një pjesë të tyre e kemi në izolim. Momentalisht 80 krevate janë të mbushur dhe kemi mbi 30 pacientë të cilët presin që të marrin krevat të lirë. Ashtu siç lëshohen të shëruarit në nivel ditor, ashtu plotësohen të njëjtët”, njoftoi Mitrev.

Ai shton se klinikën e tij do ta vendos në dispozicion të shtetit.

“Pasi që situata me të vërtetë është serioze, unë dhe tërë ekipi vendosemi në dispozicion, që të ndihmojmë me dituritë dhe përvojat tona të cilat i kemi për trajtimin me format e rënda të infeksioneve nga KOVID-19. Rreth punës qëndrojmë në dispozicion dhe presim detaje dhe udhëzime nga kompetentët”, tha Mitrev.