Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dje së bashku me funksionarët partiak, Vladimir Gjorcev, Aleksandar Nikoloski, Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki ka realizuar një takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Gjatë takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian përskaj urimit për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve ka përcjell edhe disa porosi nga Brukseli, më saktësisht ka përcjell se Brukseli vlerëson se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike, ka pasur një dalje të madhe në to se kjo gjë është aplikuar shumë pozitivisht në Bruksel dhe se ka pasur shumë paralajmërime negative në raport me zgjedhjet në ditën e zgjedhjeve, megjithatë kishte një kampanjë të qetë dhe një ditë zgjedhore të qetë.

Ambasadori shtoi se Brukseli pret që Parlamenti sa më shpejtë të nis me punë dhe të zgjedh një qeveri dhe potencoi se është mirë nëse sigurohet një përkrahje e zgjeruar në Parlament në lidhje me agjendën reformuese e cila është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Ai theksoi se Brukseli thërret në liderizëm me qëllim që protestat para KSHZ-së të mos dalin nga kontrolli dhe shprehu shqetësimin nga retorika e cila po shfrytëzohet prej një pjesë e demonstruesve. Theksoi edhe se BE-ja nuk përzihet në punën e KSHZ-së.