18 vjeçarja Donjeta Avdijaj nga Peja, është zhdukur të premten rreth orës 11 e 30.

Siç njoftojnë familjarët, Donjeta ishte nisur për të ndjekur kursin e Gjuhës Gjermane, dhe që nga dita e premte (dje), më nuk është lajmëruar.

Sipas familjarëve, Donjeta kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.

Familja Avdijaj, apelon të të gjithë qytetarët, nëse kanë ndonjë informatë të lajmërohen në numrin e telefonit: 049-758-266.