Një aeroplan dymotorësh i policisë indoneziani është zhdukur dje me 15 persona në bord, rrugës për në ishullin Batam, në jug të Singaporit, njoftojnë autoritetet dhe policia.

Aeroplani, i cili u ngrit nga Pangkal Pinang në ishullin Bangka, rreth orës 9.30 në mëngjes sipas kohës lokale, mendohet se është përplasur diku midis ishujve Mensanak dhe Sebangka apo Gentar, raporton Reuters, përcjell Express.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur mjete që raportohet se janë të aeroplanit të zhdukur, përfshirë ulëse, valixhe dhe dokumente.

Raportohet se 15 persona ishin në bordin e aeroplanit./Express/