Kryetari i Komunës Qendër të Qytetit të Shkupit përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se me forca të përbashëta do të mund të mposhtet kundërshtari i përbashkët, në në këtë rast, si partia e tij por edhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, është VMRO-DPMNE-ja.

“Kemi një kundërshtar të përbashkët politik, dhe ky kundërshtar është VMRO-DPMNE. Besoj se vetëm me forcat e përbashkëta do të mund ta mposhtim.

Kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, kështu ka shkruar mbrëmë kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski në profilin e tij në Facebook.

Zhernovski ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar përsëri për kryetar të Komunës Qendër në Qytetin e Shkupit. Partia qeverisëse, LSDM, pritet sot të deklarojë nëse do të mbështesë apo jo, Zhernovskin si kandidat të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas sondazheve të realizuara nga anketat partiake Andrej Zhernovski gëzon një mbështetje të madhe.