.

Nga Skender Skenderi



A po thyhet besimi i shqiptareve, ndaj atyre që i mashtruan disa herë gjatë historisë. Çdo ndodh me e kështu? Pse po na përsëritet historia, e pse nuk po nxjerrim mësime nga ajo? Janë këto pyetje që më mundojnë këto ditë, kur të gjithë jemi duke i përcjellë lëvizjet politike të aktorëve të zgjedhur me 11 dhjetor, si dhe deklarata e eksponentit të lartë të LSDM-së ndaj platformës së përbashkët të subjekteve politike shqiptare. 
Në këto zgjedhje shqiptarët do përfaqësohen në Kuvend me të zgjedhurit e vet përmes BDI-se, Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, PDSH-së dhe përmes LSDM-së. Kjo e fundit si përfaqësim i konceptit qytetar, ku këta votues do ta ndjejnë veten të “barabarte” në “shpëtimin” e shtetit maqedonas (për të disatën herë). 

Edhe atë me premtime konfuze, “do të bëhet” – “s’do të behet” pastaj “do ta bëjmë”, e më vone “nuk është momenti” e shpresat sa vijnë e ndeshen me realitetin e ngrirë të ditëve tona. Po pse duhet të ngrihen kërkesat tona, gjithmonë i “lirojmë” rrugën “prioriteteve”, një here për integrimet ne NATO e BE, tani për konceptin qytetarv, e nesër për diçka të re, e ne mbetemi me shpresë, se një dite do të bvhet mv mirv. Fenomeni më tragjik, është se zonat ku u zhvilluan luftime në vitin 2001, mori vota, apo edhe fitoj LSDM-ja, me konceptin e saj qytetarë. Koncept ky i riambalazhuar, duke krijuar “jugosllaven” të ri. 

Pra te gjithë pa dallim etnie, religjioni etj. jemi qytetar maqedonas të shtetit maqedonas. Shprehja “populli ka të drejte, edhe kur gabon” vlen vetëm për ata popuj tv konsoliduar me shtete dhe institucione të fuqishme demokratike, pra, ne shqiptarvt e Maqedonisë, nuk e kemi atë “luks” të gabojmë. 

Ky gabim, do na kushtoj shumë, e jo vetëm ato që votuan LSDM-në, por të gjithë ne, do e paguajmë ketë “lojë bixhozi” në të cilën të gjithë qe luajnë presin fitime, e në fund fiton vetëm i zoti i lojës. Po kush na detyroj të lozim bixhoz, ata që na zhgënjyen, dhe e hodhën besimin tonë në tavolinën e bixhozit, e si pasoj bënë një pjesë tonën bixhozgji të rrezikshëm, duke i nxjerr edhe shtëpitë tona, madje edhe familjet tona në lojë. 

E kjo është skajshmëria e të mashtruarit, dhe tani humbëm edhe dinjitetin personal, njëherë të zhvatur nga politikanët tanë, sot të hedhur në lojë nga dora jonë. E ne prapë te “ngrirë” e te zhgënjyer, deri kur kështu?