Këngëtari Xhorxh Majkëll ndahet nga jeta në moshën 53 vjeçare.

Një ndër imazhet kult të muzikës pop, Xhorxh Majkell është ndarë nga jeta. Këngetar i njohur britanik, i cili u be i njohur gjtë viteve ’80 me grupim Ëham, ishte 53 vjec. Lajmin për vdekjen e parakohëshme të Xhorxh Majkëll e ka bërë të ditur zëdhënësi i artistit. “Me trishtim të madh ju konfirmojmë se djali, vëllai dhe miku ynë Xhorxh, u shua në paqe në shtëpinë e tij ka thënë zedhënësi i Xhorxh Majkëllit, i cili njëri prej sukseseve të tij më të medha ka patur edhe kengen “Krishtlindjet e fundit”. 

Sipas BBC, ndihma e parë mjekësore është parë pasditen e së dielës në shtëpinë e këngëtarit të njohur. Policia nga ana e saj shton se nuk ka rrethana te dyshimta në lidhje me vdekjen e artistit.   
Michael, emri i te cilit ishte Georgios Kyriakos Panaioti Kishte lindur ne veri te Londrës dhe kishte shitur më shumë se 100 milion disqe në karrieren e tij gati 40 vjecare. Në fillim të dhjetorit kishte njoftuar se po punonte për një album te ri. 
Në 2011 kengetari kishte anulluar një seri koncertesh pasi u shtrua ne spital si pasoje e nje polmoniti te rende. Me rikthimin ne shtepi, pati treguar mes loteve se ishte vetem nje hap larg vdekjes. Ne 2014 ai iu nenshtrua nje reabilitimi kunder vartesise ndaj narkotikeve.