Ziadin Sela

Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi ne që ua kufizojmë mundësitë dhe ua rëndojmë sfidat me të cilat përballen. Ata nuk kanë nevoja të veçanta, por kanë të drejtën e tyre të jetojnë në kushte dhe mundësi të barabarta me gjithë të tjerët.
Secili prej tyre madje ka aftësi të veçanta të cilat nuk mund t’i shfaqin e kultivojnë shpesh herë, për shkak të pengesave që ua kemi krijuar ne të tjerët duke përshtatur këtë botë sipas egove dhe dëshirave tona.

Si shoqëri dhe shtet duhet të reflektojmë, të vetëdijësohemi dhe të rikthejmë njeriun brenda nesh, t’i shohim të gjithë të barabartë dhe të krijojmë mundësi për të gjithë, duke ua lehtësuar sfidat dhe duke eliminuar pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen.

Ata janë miqtë tanë, fëmijët tanë, prindërit tanë, vëllezërit e motrat tona, kolegët tanë. Ata i kemi gjithkund dhe shumë afër nesh. T’i respektojmë, tu ndihmojmë dhe t’i mbajmë më afër, sepse të gjithë ne shpesh herë kemi nevojë për forcën e tyre shpirtërore dhe humanizmin jo rrallë herë duket se na mungon. Jo një herë në vit, por çdo ditë e çdo kund!