Komuna e Strugës dhe Kryetari Ziadin Sela, për të katërtin vit radhazi sponsorizon Koncertin për festat e Nëntorit në Manastir. Komuna e Strugës është mbështetësi kryesor i këtij manifestimi, që është ngjarja e vetme kulturore shqiptare në Manastirin e harruar. Edhe këtë vit, ashtu si në vitet paraprake, Komuna e Strugës ndan nga buxheti i vet i cunguar, për të mbajtur gjallë kulturën shqiptare në Manastir, qytetin e harruar nga pushteti qendror, duke kryer asimilim dhe largime të dhunshme të popullsisë shqiptare nga ky qytet. Në këtë do të performojnë artistë të njohur të asaj ane dhe do të ketë edhe surpriza të tjera. Koncerti zhvillohet në Pallatin e Kulturës në Manastir, prej orës 18:30