Çdo shoqëri ka bëmat e veta historike dhe kulturore, që e bëjnë një komb të zgjohet në përkujtimet e lavdishëm të traditës dhe kulturës. Përvjetori i familjes së Jasharajve dhe e vetë simbolit të rezistencës kombëtare të Adem Jasharit është një bëmë historike që na zgjon në kthimin e identitetit të një kombi që ka luftuar për lirinë, barazinë dhe vlerat demokratike. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në krye me simbolin e rezistencës së Adem Jasharit dhe të familjes së Jasharajve mbetet një kthim drejt një realiteti të ri të shoqërisë shqiptare në Kosovë, për të cilën do të kujtohen me përkushtimin më të madh kombëtar e shtetëror.

Familja e Jasharajve është një fenomen i rrallë kombëtar, pasi altruizmi me formën më të lartë të ndërgjegjes për të shërbyer në dobi të mbrojtjes së atdheut është simbol i vlerave kombëtare dhe shtetërore. Ky vetëflijim i familjes së Jasharajve është tepër i vyer në kohë, për të cilën çdo shoqëri që lufton për vlerat e lirisë është për ta pasur në konsideratë me çdo kusht.

Vetëflijimi i familjes së Jasharajve është një bëmë historike për të drejtat reale të popullit të tij, duke dhënë jetën pa asnjë çmim për të mbrojtur interesat e popullit të vet. I tillë ishte bëma historike e Adem Jasharit dhe familjes së tij, pasi ai në kushte të jashtëzakonshme veproi, dhe pa asnjë mëdyshje ai popullit të tij i dha jetën e tij, lirinë dhe vlerat e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore.

Sinqerisht,
Ziadin Sela

Fol.mk