Ziadin Sela  në emisionin debativ Zig Zag të TV Art tha se Gruevski nuk meriton përkrahjen e partive politike shqiptare . Konform kushtetutës presidenti ka mandatuar një kryetar të një partie i cili ka marrë  një shumicë votash dhe të drejtën për të formuar qeveri. A do të krijoj apo jo qeveri brenda afatit kushtetues prej 20 ditëve koha do të tregoj .

Realisht unë mendoj se ky njeri nuk meriton përkahjen e partive politike shqiptare duke patur parasysh fushatën elektorale që ka patur zotëria në fjalë , partia e tij jo vetëm tash por edhe në zgjedhjet e kaluara fushatën  e ka  bazuar jo në kritere dhe standarde që janë afirmative por në standarde që pamundësojnë tjetrin që të arrijë të drejta mendoj që nuk meriton përkahjen e ndonjë subjekti politik shqiptar për sa kohë që nuk del dhe publikisht kërkon falje për çdo gjë të thënë në fushat që gjuha shqipe nuk do të behet kurë zyrtare dhe ne jemi këtu për ti thënë që gjuha shqipe do të bëhet zyrtare don ose sdon ti . Dhe jo vëtem atij por gjithsecilit që do të merr mandatin nëse nuk arrin të siguroj shumicën ai .

© fol.mk