Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot do të ketë paraqitje para publikut.
Ai do të paraqitet nga selia e partisë në Shkup, në ora 13:00.
Nuk bëhet e ditur tema e paraqitjes, por besohet të jetë për kongresin e partisë, me çka pritet të kuptohet nëse do të rikandidojë për lider të partisë, transmeton TV21.
ASh tashmë ka filluar përgatitjet. Ka ndërruar moton e cila është “Zgjidh të ardhmen”.