Ziadin Sela pa asnjë kundërkandidat u zgjodh prej sot kreu i ASH-së për herë të tretë. Rrotulloi çdo gurrë , në emër të “demokracisë ” së brendshme dhe krijoi atmosferën më të zymtë brenda partisë së tij ndërsa përmes ” obortarëve” të tij ose atyre që i binden , mori dritën jeshile të udhëheq partinë edhe për nje tjetër mandat.

Kjo formë e zgjedhjes si në Korenë e Veriut natyrisht është lajmi më i keq për zërat ndryshe në partinë e tij, por është lajmi më i mirë për BDI-në që prej sot i zgjatet jeta e pushtetit.Kjo e dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit lokale kur ajo u rrit për mijëra vota ndërsa ASH u tkurr po për mijëra vota.

Zgjedhja e sërishme e orkestruar nga Sela dhe ata që i binden atij është një lajm i mirë edhe për disa persona që mbeten në ASH në pozicione të larta sepse mbetet sërish i njëjti kryetar.

Ata janë një hallkë që nuk këputet lehtë dhe për më tepër koha dëshmoi se atyre nuk u intereson të ” kalburit” në opozitë por si të qëndrojnë në pozicione partiake .

Lajmi për zgjedhjen e sërishme të Ziadin Selës është i zi për opozitën sepse ai nuk do mund kurrë të përafrojë qëndrimet me opozitarët e Besës sepse i dëboi keq kur morri Alternativën që e braktisi më vonë.

Sela në politikën e tij përçarëse për të qëndruar i dyti si parti shqiptare dërgoi në histori shumë politikanë tjerë me të cilët bashkëpunoi dhe më pas i flaki tej.

Sela do të jetë sërish në kreun e partisë por partia e tij tashmë nuk është në kreun e politikës sepse ajo po shuhet në heshtje.
Këto kambana nuk i dëgjojnë vetëm kreu dhe vartësit e tij të cilët tashmë nuk kanë vetëm një kundërshtarë siç është BDI por edhe një BESA që po forcohet dhe po bëhet partia e dytë tek shqiptarët.