Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela në emision 200 në Alsat M ka thënë se do të pranoj ftesën eventuale të Lëvizjes Besa dhe se është i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit dhe bashkveprimit me Lëvizjen Besa në interes të popullit shqipëtar .

Unë e kam thënë çdo herë se nëse Aleanca për Shqiptarët i fiton zgjedhjet atëher do i ftojmë gjitha partitë politike shqiptare që do të kenë deputet në parlament që të formojmë bllokun politik shqiptar por meqë zgjedhjet i fitoi BDI atëher u takon atyre që ta bëjnë atë veprim atë thirrje dhe nëse atë nuk e bën BDI atëher këtë veprim duhet ta bëjë BESA si forcë e dytë që fitoi 5 deputet dhe se une do ti përgjigjem ftesën eventuale dhe do tu shtrijmë dorën e bashkpunimit gjithmonë në interes të çështjes shqipëtare në Maqedoni , ka deklaruar z. Sela në emisionin 200 në Alsat M .

© fol.mk