I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Tv Shenja me gazetarin Arben Zeqiri, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për zhvillimet aktuale politike.

I pyetur nga gazetari se cilat janë pikat kryesore të platformës me të cilat Aleanca do të garoj në zgjedhjet e ardhshme të 12 prillit.

Sela ka thënë se platforma e Aleancës është shumë voluminoze dhe prek të gjitha sferat, duke fillluar nga vendet e punës, shkollimi profesional, reformat në drejtësi, çështja e sigurisë, ambienti dhe çështja e ndotjes gjithashtu është pjesë e platformës sonë, pikë tjetër janë projkte për zhvillim ekonomik, shëndetsia dhe përmirsimi i kushteve spitalore ku pacienti dhe mirëqenia e mjekut është në fokusin kryesor, bujqësia është sektor që ka vend të veçantë, rinia dhe pjesmarrja e tyre aktive në politikbërje gjithashtu kanë vend të veçantë në platformën tonë me të cilën do të garojmë në zgjedhjet e 12 prillit, platformë kjo dhe ofertë politike e Aleancës të cilën shumë shpejt do ta paraqesim para qytetarëve, për momentin jemi ende në fazën e përpilimit me ekspert vendor dhe të huaj por edhe sugjerimet dhe idetë që po i marrim direkt nga qytetarët.