Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela ishte mysafir në debatin në Top Chanel ku i ftuar ishte edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami por për arsye të pa njohura nuk ishte pjesë e debatit . Kryetari Sela foli për situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit si dhe mundesite dhe kombinacionet e mundëshme për qeverine e ardhëshme .
 
Më me rëndësi është të kushtëzojmë që të lirohen të burgosurit shqiptar nga rastet e montuara se sa të mirremi me matematika se kush do të bëhet pjesë e qeverisë . Shqiptarët tani e kanë rastin ti kushtëzojnë partitë maqedonase për çështjet madhore sepse partitë maqedonase janë në presion dhe se do të pranojnë kushtëzimet .
 
Këtë ide e kam thënë dhe do i qendroj mbrapa sepse shqiptarët duhet të bëjnë bllokun politik shqiptar dhe të përballen me bllokun maqedonas ,tha mes tjerash kryetari i LR-PDSH z. Ziadin Sela