Pas deklaratës së ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, për mosgatishmërinë e vendit për zgjedhje në 24 Prill, ka reaguar edhe lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela.

Përmes postimit në rrjetin social facebook, Ziadin Sela mbështet plotësisht qëndrimin e ambasadorëve. Sela në vazhdim shkruan:

Pas deklaratës së fundit nga ana e ambasadorit të ShBA-ve në Shkup, z. Jess Baily , e ndarë edhe me ambasadorin e BE në Maqedoni z. Aivo Orav, se data 24 Prill për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni është e pamundur për tu bërë realitet, shprehim mbështetjen tonë të plotë e të fuqishme në të njëjtin drejtim.

Ambasadori Baily , shprehu pikërisht çështjet ku kanë ngecur në provim BDI dhe VMRO, rregullimi i mediave dhe pastrimi i listave.

Vazhdimisht kemi qenë të mendimit se kushtet janë më të rëndësishme se sa datat e zgjedhjeve.

Kjo ishte shuplaka e radhës për ata të cilët u shkonte nëpër mend se mund të zhvillohen zgjedhje pavarësisht kushteve dhe vullnetit të sovranit.

Tani, presioni nuk duhet ulur , por duhet rritur mbi qeverinë , KShZ, gjykatat dhe të gjitha institucionet e aktorët tjerë politikë, në mënyrë që zgjedhjet të mund të zhvillohen sipas standardeve dhe agonia nga ky pushtet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!