Karavani i kandidatit të vetëm Shqiptar prof.Blerim Reka sot ka ndaluar në Manastir.

Reka bashkë me Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin fillimisht kan vizituar Alfabetin e Gjuhës Shqipe dhe më pas kanë takuar qytetarët e Manastirit.
Sela për mediat ka thënë: Vendi ka nevojë për drejtësi,të funksionojë shteti i së drejtës dhe jo si tani që përmes ligjit u falën kriminelët dhe dhunuesit e institucionit më të lartë në vend.
Me këtë mënyrë të funksionimit sidomos të organeve gjyqsore që aplikojmë drejtësi selektive nuk mund as të synojmë evropën e lëre më të bëhemi anëtarëtë saj.
Kohëve të fundit po vërejmë se ky trend i faljes së kriminelëve po vazhdon, kurse në anën tjetër flitet për datë të bisedimeve për anëtarësim në BE.
Vendi ka nevojë për drejtësi, për vende të reja pune, për përspektivë dhe shpresë që të ndalojmë ikjen e rinisë.