I ftuar në emisionin e mëngjesit në Tv24 Vesti, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka folur për aktuelitet politike në vend, si dhe çështja e bllokimit për fillimet e bisedimeve për BE, nga ana e Bullgarisë.

Ziadin Sela ka folur edhe për relacionet mes Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO DPMNE, në kontekst të takimit të organizuar nga Conrad Adenauer me partitë e djathta nga rajoni.
Sela ka thënë se, nëse Aleanca për Shqiptarët do të bëjë koalicion me ndonjë parti maqedonase ajo do të jetë publike, transparente dhe e shkruar me pika sakt të përcaktuara.
Ne nuk bëjmë koalicione si Zoran Zaevi dhe Ahmeti që kanë krijuar një koalicion që do ta quaja ,,Meriot Koalicioni” me Sasho Mijallkov.