Aleanca për Shqiptarët mbrëmë mbajti tubimin e saj qendor në Shkup.

Njëri ndër liderët e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela mes tjerash u shpreh: “Më 11 Dhjetor është ajo ditë e bardhë të cilën e kemi pritur ne s’bashku. Do të dalim të votojmë sepse ne nuk kemi harruar që në këtë shesh dhe nëpër këto rrugë ky regjim i ka tërheq zvarrë shqiptarët, i ka gjakosë ata. Ne nuk i kemi harruar krimet e pushtetit tuaja, dhe ju keni dhënë dënime maksimale shqiptarëve vetëm dhe vetëm se kanë protestuar për një padrejtësi. Shqiptarët nuk kanë harruar tymin dhe zjarrin e Lagjes së Trimave, prandaj ata do të mobilizohen për të dalë në votime që asnjëherë më mos ti shohin fëmijët e tyre të gjakosur të kthehen nga shkolla. Asnjëherë më mos të dënohen shqiptar të pafajshëm për qëllime politike fashiste dhe politikave sllave. Asnjëherë më shqiptarë të pafajshëm të dergjin burgjeve. Asnjëherë më të mos lejojmë kriminel të na udhëheqin institucionet. Dhe asnjëherë më lot dhe mall të nënave për fëmijët e tyre. Dilni dhe votoni më 11 Dhjetor shqiptar, sepse ne jemi të interesuar ti fitojmë edhe VMRO edhe LSDM apo të dyja bashkë”.