Alenca për Shqiptarët mbrëmë mbajti tubim qëndror në Bogovinë, një tubim madhështor të cilin e hapi Kryetari i Degës së Bogovinjës së LRPDSH Halil Beadini duke ju drejtuar të pranishmëve me fjalët se kjo është Aviano-ja e vërtetë e Aleancës për Shqiptarët.

Njëri ndër liderët e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela foli edhe për çështjen e punësimit për shqiptarët, ai më tej tha: Në qoftëse do ju thoja se do të hapim vende punë për shqiptarët pa ju treguar se si do t’i i hapim ato atëherë do të ishtë mashtrim. Përfaqësimi i drejt të punësuarve është kategori kushtetuese edhe pse ka shumë që thonë se administrata shtetërore është e stërmbushur me administror dhe spaska vend për të tjerë. Por është e vërtetë se është e stërmbushur me maqedonas dhe jo me shqiptar. Maqedonasit patjetër ta respektojnë reciprocitetin në bazë të përqindjes së popullatës për cështjen e punësimit. Nëse ka nevojë edhe do ta i lirojnë vendin e punës dhe do punësohen shqiptarë me çrast do të respektohej edhe e drejta kushtetuese për përfaqësim të drejtë të etniteteve.

Ne nuk pretendojmë tua zëmë vendet e tyre që i kanë në Strumicë, në Kavadar apo në ndonjë vend tjetër të Maqedonisë lindore, por në Bogovinjë, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strugë gjithsesi se duhet të respektohet parimi i shumicës së popullatës dhe i përfaqësimit të drejtë konform përqindjes së popullatës në zona të caktuara. Në qoftëse Në Tëtovë ku janë 80 % e shqiptarëve, aty në bazë të përqindjes të gjithë do jenë shqiptarë në të gjitha Institucionet duke nisur nga ato të pushtetit Lokal e deri tek njesitë lokale të pushtetit qëndror, gjykatë dhe polici 80 % duhet të jenë Shqiptar, në qoftëse maqedonët janë 10 % apo 15% po aq do të duhet ju takojnë vendet e punës. Në nuk do të lejojmë që shqiptarët të ngelin shtresë sociale ashtu sic i trajton BDI duke i trajtuar si pensioner dhe që i paguan vetëm për ta votuar BDI-në në zgjedhje.

Gjithashtu do të mundohemi ta përforcojmë sektorin privat, si dhe themelimin e ndërmarjeve, si dhe stimulimin e bujqësisë, blegtorise duke qenë të vendosur që 80 milion Euro e buxhetit të shkojë me anë të subvecioneve nëpër viset shqiptare. Ne fuqishëm do të angazhohemi që shqiptarët të kenë një paketë sociale, sidomos ne ato zona rurale dhe nëpër viset malore të cilët pushteti i ka lënë në gjendje të mjerueshme dhe në një varfëri të tërrësihme, në këtë formë do hapim shumë vende tjera të punës për shqiptarët të cilët duke mos patur perspektivë deri tani kanë qenë të detyruar ti lëshojnë trojet e tyre.