Ziadin Sela i ASH-së, ishte i ftuar sonte  në Televizionin Alfa, ku ka folur rreth aktualitetit politik, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, mosmarrjen e datës për fillim negociatash e për sundimin e së drejtës në vend.

Sela ka deklaruar se mosmarrja e datës për fillim të negociatave me BE-në ka të bëjë me mungesën shtetit ligjor si pengesë kryesore për procesin e anëtarësimit.

Sipas Selës shpallja e zgjedhjeve është gjë e mirë sepse më në fund qytetarët do të kenë mundësi t’ia japin legjitimitetin me votë Aleancës për Shqiptarët sepse numrat aktualë në kuvend nuk e pasqyrojnë situatën reale në terren.

“BDI-në do ta çojmë në opozitë. Aleanca për Shqiptarët do ti fitojë zgjedhjet dhe do të jetë qeveria e ardhshme në vend. Këtë e thonë edhe anketat e shumta të realizuara nga ne, por edhe nga subjekte dhe institucionet tjera” – tha mes tjerash Ziadin Sela.