Tubimi Qendror i “Aleancës për Shqiptarët” në Shkup ka tubuar rreth vetes mijëra simpatizues dhe qytetar që frymojnë shqip për t’i dhënë mbështetjen dhe përkrahjen madhështore njeriut më të ndershëm të çështjes shqiptare në Maqedoni z. Ziadin Sela dhe koalicionit të tij. Shteti binacional si platformë e këtij koalicioni është duke e trembur partitë në pushtet BDI dhe VMR-DPMNE, pasi kjo ofertë politike e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” është sfiduese për këtë shtet që është partizuar skajshmërisht nga pushtet.

Ziadin Sela sonte nga kryeqendra e Shkupit po e sfidon Ali Ahmetin me simpatizantë dhe qytetarë të shumtë që po i japin përkrahjen masovike, duke dashur ta legjitimojnë konceptin e tij politik që është Shteti binacional dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe. Ardhja e këtij koalicioni në pushtet mund të konsiderohet si shpresa e vetme e shqiptarëve. Sfida e sonte që po ia bën Ziadin Sela partisë në pushtet BDI-së është një grusht i fortë që me 11 dhjetor fitorja do të jetë e shqiptarëve dhe jo e premtimeve mashtruese.

Kjo paraqitje masovike e qytetarëve nga Shkupi tregon se Ali Ahmeti është drejt frikës dhe humbjes së pushtet që e ka vjedhur përmes mashtrimeve dhe manipulimeve të ndryshme që dhe u dëshmuan nga Afera e Përgjimeve. Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni do të angazhohen për shtetin binacional dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe për mirëqenien ekonomike të shqiptarëve menjëherë pas 11 dhjetorit, që çdo shqiptar të shohë shpresën dhe sigurinë në këtë shtet të marrë peng nga Ali Ahmeti dhe Nikola Gruevski.