Përfaqësuesi i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela, pas takimit që pati me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë dhe eurodeputetët Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flekenshtajn ka thënë se nuk ka asgjë të re dhe se kriza politike në vend është evidente.

Sipas tij, udhëzimet e që Hahn ju dha liderëve kanë të bëjnë me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhënien e mandatit shumicës prej 67 deputetëve dhe formimin e qeverisë së re reformuese.

Ziadin Sela ka thënë gjithashtu se nuk mundet të ketë qeverisje me standardet të dyfishta dhe përderisa Ivanov ka shkelur kushtetutën, ai duhet të përgjigjet.

“Presidenti i shtetit nuk ka të drejtë për mendim personal. Ato le t’i ketë për vetë. Ai është i obliguar t‘i japë mandatin atij që ka shumicën, sipas Kushtetutës. Të vazhdoj seancë konstituive. Të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe i njëjti ta njoftojë presidentin”, tha ndër të tjera kreu i LR-PDSH.