Në vigjilje të kongresit të Aleancës për Shqiptarët, jo që nuk është bërë publik emri i kandidatit që do të drejtojë partinë në katër vitet e ardhshme , por akoma nuk ka një pozicion të qartë se kush do të duhet të drejtojë këtë force politike.
Edhe pse në kuloare partiake përflitet emri i Ziadin Selës, për të tretën herë më rradhë, por gjasat për një rikandidim të tij, thuajse janë minimale , pasi që ai tashmë ka konsumuar të drejtën e ushtrimit të kësaj detyre, për dy mandate, ndërsa një të tretë nuk e lejon statuti partiak.
Poashtu, rikandidimi i Selës kundërshtohet ashpër edhe nga shumica e anëtarësisë së kësaj partie, të cilët janë të vendosur për të mos lejuar rikandidimin e tij.
Sipas tyre, Ziadin Sela është fajtori kryesor I deshtimeve të njëpasnjëshme në shumë cikle zgjedhore, sidomos për shkak të vendimeve të tija arbitrare, kundër vullnetit të strukturave partiake, në caktimin e kandidatëve për deputet dhe kryetar të komunave.
Një problem tjetër që e vështirëson edhe më tepër rikandidim e tij, janë edhe faktorë tjerë, shumë të rëndësishëm në vend.
Nga burime të besueshme brenda një përfaqësie diplomatike, ndër më të njohurat në vend, mësojmë se simpatia e dikurshme për Ziadin Selën është zbehur mjaftueshëm sa për të mos qenë i preferuari i tyre për të qenë në krye të opozitës më të madhe shqiptare në vend.
Këtë më së miri e ilustron fakti, se ka kohë që dyert e përfaqësive diplomatik për z. Sela, prej muajsh janë të mbyllura, ndërkohë në tentativë për ta fshehur këtë prej publikut dhe anëtarësisë, njerëz të afërt që kujdesen për PR-in, e Ziadin Selës para do kohe i aranzhaun një takim me ish ndërmjetësuesin tashmë të pensionuar Peter Vanhoutte.
Sipas këtyre burimeve, që për korrektesë nuk do t’ia përmendim emrin, mësojmë se i preferuari i tyre tashmë është Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit, njëherit edhe Sekretar gjeneral i ASH-së.
Kjo preferencë e tyre, tashmë shihet edhe në praktikë, ku thuajse nuk ka ditë që Taravari nuk është në shoqëri të diplomatëve të akredituar në vend, duke filluar nga ambasadori i Italisë, z. Andrea Silvestri, Zvicrës, Çekisë e deri te Ambasadorja SHBA-ve, znj. Kate Marie Byrns që para pak ditëve ishte Gostivar, ku bashkë me Taravarin bënë edhe një shëtitje rrugëve të qytetit.
Tanimë nuk është sekret që faktori ndërkombëtarë është tejet interesuar që në spektrin politik të Maqedinisë së Veriut të ketë një opozitë të fuqishme e cila mund ti fitojë zgjedhjet, por sigurisht se për këtë detyrë është i nevojshëm që këtij procesi ti prijë njeriu që është dëshmuar si i suksesshëm në menaxhim me komunën, por ishte i suksesshëm sa ishte si ministër i Shëndetësisë.
Për më tepër, te Taravari ndërkombëtarët shohin njeriun që ka kapacitetin intelektual, por edhe human, që më punën e tij ka treguar se ka dhunti bashkëpunuese me të gjithë spektrin politik në Maqedoni pa dallime etnike.
Sigurisht se ndërkombëtarët kanë bërë edhe analizat e zgjedhjeve të fundit, kur ASH-ja me Ziadin Selën në krye ka pësuar një rënie katastrofale në vota, ndërkohë që janë të njoftuar me pakënaqësitë mbrenda ASH-së, pasi që anëtarë me relevancë të kësaj partie kanë qasje edhe te përfaqësuesit ndërkombëtar të cilët janë në dijeni të shkeljeve statutare në vazhdimësi të Ziadin Selës.
Prandaj, duke u nisur nga kjo që thuhet më sipër, mësohet se tashmë, ky qëndrim i ndërkombëtarëve i është kumtuar edhe z. SELA dhe i njëjti, shpejt brenda ditëve pritet heq dorë prej rikandidimit dhe të hap rrugën për një kryetar tjetër, i cili në këtë rast do të ishte Arben Taravari, që njëherit ka përkrahjen absolute të anëtarësisë së gjerë të Aleancës për Shqiptarët dhe që do ti prijë kësaj partie në katër vitet e ardhshme.