Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është duke debatuar për zhvillimet politike në emisionin ‘Rruga Drejt’ në Alsat M.

Sipas Ziadin Selës, Qeveria është fajtori kryesor për dështimin në marrjen e datës së hapjes së negociatave. Pa marrë parasysh, thirrjeve, për shoqëri për të gjithë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka thënë që kjo shoqëri është e kufizuar, pasi që nuk lejohen shqiptarët të kenë shkollë në Idrizovë dhe Çashkë.

Çmimi, për tu paguar sipas Ziadin Selës, nga reformat jo të drejta, është i madh dhe është politik. Duke vënë theks të veçant në dështimin e Prokurorisë Speciale, si dhe ruajtjen nga drejtësia të bashkëpuntorëve të regjimit të kaluar.