Kryetari i LR PDSH z. Ziadin Sela, sonte ishte i ftuar në fshatin Xhepçisht të Tetovës, ku u bë edhe themelimi i nëndegës së LR PDSH -Xhepçishtë.

Ziadin Sela, foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai u bëri nje analizë më të gjërë duke i prekur ca çështje ku subjekte apo Lëvizje të caktuara politike kanë tendencë të godasin në indin kombëtar.

Ai më tej shtoi: “Aq në absurditet dhe aq zëshëm në mënyrë të pa moralshme kanë vajtur gjërat sa që une dhe bashkëpunëtorët e mi akuzohemi që e nxjerim në facebook Skëndërbeun? Më vjen mire që këtu ne sfond e shoh figurën e e heroit tonë kombëtar Skëndërbeut. Pa marë para syshë që cfar emri dhe mbiemri ne si shqiptarë mbajmë ktu është pikënisja e identitetit tonë kombëtar dhe të kontestosh figurën Kombëtare të Skëndërbeut ke kontestuar qënien shqiptare dhe shqiptarët që jetojnë këtu edhe më gjërë.
Dhe ne vazhdimisht do të përballemi me kësisoj goditje jo si strukture politike por si komb. Shqiptarët kurrë nuk kanë patur probleme me identintetin kombëtar, por fatkeqsisht tani ka disa rryma politike që duan të na shkombëtarizojnë nga identiteti kombëtar.
Nuk guxojmë ti lejojmë avanturier të tillë që ndoshta edhe paguhen për ta faruar indin kombëtar.
Ne do të goditemi gjithandej saherë qe të verejnë se do të kemi krizë. Pikërisht edhe këta janë treguesit se ku duhet të veprojmë ne si politikë në mënyrë që mos të kemi krizë. Sa herë që do të vërehet shpraztire dhe mungesi edukimi aty do të goditemi. Kjo ndodh ne fakulltete, në shkolla te mesme por edhe në çerdhe. Andaj duhet të jemi te kujdesshëm dhe syhapur ti ndjekim këto procese. Ne jemi ata qe duhet tju paraprime këtyre proceseve dhe nuk duhet te lejojmë të goditemi pikërisht aty ku është me e dhimbshme sic është kombi dhe identiteti kombëtar, shtoi më tej Sela

Ai para fillimit të tubimit me qytetarët e Xhepcishtit se bashku me zyrtar te partisë së tij u përkul dhe bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Ismail Mehmetit.

Kryetar i LR PDSH nëndega Xhepçishtë u zgjodh Juristi Valon Abdulhamiti.