Gjatë tubimit të mbrëmshëm të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, para qindra struganëve, Ziadin Sela iu kundërpërgjigj Ali Ahmetit dhe eksponentëve tjerë të BDI-së, të cilët medoemos e duan komunën e Strugës.

Ziadin Sela mes tjerash porositi Ahmetin se prej vitit 2013 Struga është shpronësuar dhe nuk ka pronar, por i takon qytetarëve të Strugës, shqiptarëve të Strugës.

Ziadin Sela pyeti publikisht Ali Ahmetin se sa tokë shqiptarësh në Strugë i ka dhënë Kishës Ortodokse, duke vënë theksin në dukurinë e çuditshme që po ndodh në Strugë, ku shteti në dy vitet e fundit, i ka kthyer Kishës me mijëra hektarë tokë, në vendet më të mira të qytetit dhe fshatrave përreth. “Më thuaj Ali, sa toka i ke dhënë kishës vetëm brenda këtyre dy viteve ? Toka më të mira, që u takojnë struganëve , shqiptarëve të Strugës rreth e rrotull liqenit. Pyete at ëish kryetarin tënd! Pse ja dha lejen kishës në Oktis dhe i futi oktisarët që të përballen me një shtet?! Edhe unë isha në mesin e tyre dhe do të jem sa herë të jetë e nevojshme. Për këtë do ta kthesh Strugën ?! Nuk do t’ia arrish as ti, as këto tjerët sepse Struga pa marrë parasysh a do të jetë Ziadin Sela kandidat për kryetar komune, Struga do të dijë të zgjedhë njerëz të ndershëm e të përgjegjshëm, që Strugën do ta bëjnë parajsë”- u shpreh Sela në tubimin e Aleancës në Strugë.

Në tubimin e mbrëmshëm, kandidatja për deputete në zonën e pestë zgjedhorë, Atina Canoska nga Oktisi, iu kujtoi struganëve që mos e harrojnë qëndrimin ballë për ballë të Ziadin Selës, gjatë problemit me kishën në Oktis, të nënshkruar nga Ramiz Merko. Ishte Ziadin Sela që doli bashkë me oktisarët kundër asaj kishe, theksoi Canoska.