Alternative Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës arriti që në zgjedhjet parlamentare në shtetin fqinj të fitojë katër deputetë shqiptar.

Këtë hap e ka përshëndetur dhe ka uruar kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili nëpërmes rrjetit social facebook ka deklaruar se kjo është një dëshmi se të bashkuar shqiptarët do ja dalin gjithmonë.

“Sot shqiptarët dëshmuan fuqinë e tyre, duke u bërë arsyeja e fitores së Alternativës Demokratike Shqiptare në Serbi! Sot shqiptarët dëshmuan se të bashkuar mund t’ia dalim gjithmonë. Uroj që 4 deputetët shqiptar t’i përfaqësojnë shqiptarët e Luginës denjësisht dhe sy pa trembur të luftojnë për të drejtat e tyre. Urime Luginës. Urime Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”,ka shkruar Sela.

Sot shqiptarët dëshmuan fuqinë e tyre, duke u bërë arsyeja e fitores së Alternativës Demokratike Shqiptare në Serbi! Sot…

Gepostet von Ziadin Sela am Sonntag, 21. Juni 2020