Mbrëm u bë hapja e shtabit komunal zgjedhor në komunen e Kërçoves ku i pranishëm ishte edhe lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela . Me rastin e fjalimit të mbajtur nga  z.Sela ai iu  drejtua me një mesazh tejet të fuqishëm edhe diasporës shqiptare .

Diaspora mund të zgjedh një deputet , dy deputet maksimumi tre mirëpo edhe këto tre do ti fshinë votat e shqipëtarëve,siç ka ndodhur edhe në vitin  2011 por edhe në  2014.Thonju le të vijnë sepse ata që duan ti dënojnë janë këtu dhe vetë këtu mund të dënohen,thonje sepse ne menjëher zgjedhjet e tjera do ta bëjmë Maqedoninë me një njësi zgjedhore,dhe kjo njësi zgjedhore nuk do të jetë vetëm këtu në Maqedoni, por edhe diaspora prej  atje ku jeton do të votoj për këtë njësi zgjedhore këtu dhe atëherë të jeni të sigurt se shqiptarët do të kenë mbi 40 deputet në parlament-ka thënë z.Sela ,duke shtuar se po të vijë diaspora këtu do e denojë Bashkimin Demokratik për Integrim.