Aleanca për Shqiptarët së bashku me Kryetarin e LR PDSH z. Ziadin Sela së bashku me kandidatët për deputetë të njësise zgjedhore nr 6 sonte kishin takim me banorët e Malësisë së Tetovës në f.sh Bozofcë, fsh Veshallë, Brodec, Shipkovicë dhe në Reçicën e Vogël nëndega nr .2 Kryetari i LRPDSH, Ziadin Sela në bashkëbisedimet me banorët e këtyre fshatrave, shprehi keqardhjen për pozitën e vështire të banorëve të kesaj ane duke filluar nga papunësia, varfëria e deri tek infrastruktura të cilët sipas tijë janë lënë në haresë dhe nuk po përfillen nga institucionet e Shtetit. Ai ju premtoj banorëve se Aleanca për Shqiptarët këto zona malore do t’i trajtojë në mënyre të veçantë si dhe rasteve sociale duke ju hequr taksat e ujit dhe rrymës elektrike. Ai foli gjithashtu edhe për rastet e fundit të vërshimeve, i cili kritikoj BDI dhe Ali Ahmetin që në asnjë menyre nuk gjetën kurajon tju ndalin në ndihmë banorëve të rrezikuar të kësaj ane, të cilët aspak në buxhetin e ardhshëm nuk e parapanë këtë rajon për ta finansuar për të marrë masa preventive që mos të ndodhin tragjedi të ngjajshme siç ishte rasti një vit më parë.

© fol.mk