Kandidati i Aleaancës për Shqiptarët për komunën e Zhelinës, Mahir Ziberi bashkë me ekipin e tij dhe në prani të deputetes Ilire Dauti , mbrëmë qëndruan në Leshnicë të poshtme , ku edhe shpalosën ofertën zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në këtë takim me banorët  e Leshnicës  një fjalim rasti mbajti edhe deputetja  Ilire Dauti,e cila  me theks të veçantë u ndal te shkolla e Leshnicës , ku para banorëve të këtij fshati sqaroi  hollësisht,  debatet e ditëve të fundit  ndërmjet deputetes dhe kryetarit aktual të komunës ,që ështrë në mbarim të mandatit , Blerim Sejdiu.

Deputetja Dauti , ndër të tjera tha se ajo është propoozuese e e një amandamenti për ndërtimin e shkollës së Leshnicës, ku janë siguruar mjete për këtë projekt në vlerë prej 50 mijë eurove, mjete këto të destinuara vetëm për hartimin dhe kompletimin e projektit për ndërtimin e shkollës.  Ky propozim amandament është miratuar në komisionin për financa dhe buxhet dhe i njëjti eshtë votuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq Kandidati për kryetar të Komunës , Mahir Ziberi , para të pranishmëve , premtoj se do të angazhohet maksimalisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ai tha se prioritet në qeverisjen e tij do të jetë transparenca,  zhvillimi ekonomik i komunës me vitalizimin e sektorit më të rëndësishëm të orientimit ekonomik kah bizneset private.

Do të angaqzhohem, për ndërtimin, rekonstruimin dhe mirëmbajtjen  e infrastrukturës në mënyrë permanente.

Do të angazhohem për ndërtimin e rrjeteve të reja të ujësjellësve dhe kanalizimeve , kurse kujdes të veçant do ti kushtojmë gjetjes së burimeve finaciare për të realizuar këto projekte , tha  Mahir Ziberi para banorëve të Leshnicës./fol.mk