Përçarjet në parti ndodhin, kur një bllok politik shkon nga pushteti në opozitë, thotë ish-deputeti, Naser Ziberi, në një paraqitje televizive në Alsat, në emisionin “200”,.

Siç vlerëson Ziberi, vendimtare për paraqitjen e fraksioneve të brendshme partiake dhe përçarjeve është mungesa e kapacitetit demokratik te lider.

“Historia e pluralizmit në Maqedoni flet se kryesisht te partitë, fraksionet, ndarjet, përçarjet, nxiten kur partitë në pushtet kalojnë në opozitë. Dhe në atë periudhë, pozita e kryetarit të partisë ose liderit dobësohet dhe inkurajohen reagimet e brendshme, kur një udhëheqësi i mungon kapaciteti demokratik, ose vizioni, nuk mund ti anticipojë situatat, dhe zakonisht paraqiten fraksione”- theksoi Ziberi.