Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane, e ka vlerësuar maksimalisht punën që bëri James Rodriguez ndaj Sevillas, e duket se do ta shpërblejë të shtunën duke e vendosur sërish titullar – pas mungesave të shumta në skuadër.

“Ai bëri paraqitje të mirë kundër Sevillas. Shënoi dy gola dhe jam i lumtur me këto gola dhe punën që bëri në atë ndeshje në përgjithësi.

 
Ai është i rëndësishëm për ne, ashtu si të tjerët. Unë dua që lojtarët e mi të japin maksimumin kur të zbresin në fushë dhe ideja është që të vazhdojmë në këtë mënyrë”, deklaroi Zidane. /Albeu.com