Dyshja u trajnua normal me pjesën tjetër të skuadrës të hënën në Valdebebas në një seancë rikuperimi pas fitores 3-1 ndaj Eibar të dielën.

Carvajal pësoi një goditje të lehtë dhe u largua në gjysmën e parë të lojës por ishte thjesht një veprim i mençur nga Zinedine Zidane, përcjell lajmi.net.

Gareth Bale, nga ana tjetër, ushtroi brenda ambienteve të klubit, ndërsa Mariano dhe Lucas Vazquez stërvitën veçmas dhe kështu kanë shansin e vogël për të qenë të gatshëm pas dy ditëve.

Sidoqoftë, Nacho dhe Luka Jovic do të jenë të padisponueshëm dhe do të vazhdojnë me proceset e tyre përkatëse të rikuperimit. /Lajmi.net/