Numri një i stolit të klubit “Los Blancos” është shpallur si tekniku më i respektuar në kampionatin spanjoll, duke lënë pas Diego Simeone të Atletico Madrid dhe Eusebio Sacristan të Real Sociedad.

Sondazhi i bërë u realizua nga qendra “Trajnerët Elitë” të cilët për arritjen e këtij konkluzioni bazoheshin tek komunikimi që këta persona kishin me lojtarët.

Sondazhi është kryer nga gazetarë sportiv dhe drejtues klubesh. Komunikimi qetë, i afërt dhe pasiosant ishte elementi kyç në këtë studim.

Tekniku i Kombëtares Spanjolle, Julien Lopetegi është personi i cili ka bërë më shumë progres në këto drejtime, sidomos në vitin e fundit. Zidane ka arritur vendin e parë me 82.9 pikë, në të dytin Diego Pablo Simeone me 74.9 pikë, ndërsa në të tretin spanjolli Eusebio Sacristan me 62.9 pikë.

Në bazë të kësaj renditje kjo është treshja me e respektuar në La Liga. Ndërkohë përsa i përket klasifikimit në rang evropian është sërish francezi i Reali të Madridit ai që mban vendin e parë, pas tij vjen Carlo Anceloti, Masimiliano Allegri dhe Antonio Conte.