Viti 2017 që në nisje ishte shumë i rëndë. Viti që pas dështimit të formimit të qeverisë nga bdi-vmro edhe pse një deklaratë më 29 dhjetor doli se janë marrë vesh këta që si merr vesh askush, prap se prap dështoi, nga ndikimi i faktorit ndërkombëtarë, nga ndikimi i faktorit të brendshëm politik dhe gjithsesi nga ndikimi i qytetarëve të arsyeshëm. Janari filloi me bllokada, me shantazhe e me oferta. Ishin numrat e tillë që përcaktonin fatin. Aleanca për Shqiptarët ishte subjekti politik i vendosur deri ne fund për rrëzimin e regjimit. Sa për të ilustruar do jap shembullin konkret: BDI vetëm se hyri në negociata dhe arriti marveshje, sigurisht nuk ju lejua; levizja BESA kërkonte qeveri teknike ose gjithpërfshirëse që nënkuptonte mbajtjen e vmro brenda sistemit; Partia e menduh thaçit herë i falte deputetët Besës e herë i binin pishman e pastaj thonin për koalicione me bdi-në; dhe ishte dhe Aleanca për Shqiptarët e qartë në deklarime, e vendosur deri në fund në parimin se regjimi duhet rrëzuar dhe se shteti do i kthehet qytetarëve.

Cka na dallon neve nga të gjithë?

Aleanca për Shqiptarët është subjekti kryesorë për rrëzimin gjysmës së regjimit në 11 dhjetorë të vitit 2016, tani do jetë subjekti kryesorë për rrëzimin e pjesës së mbetur të regjimit të vjetër.

Ne ishim ata që vendosëm kushte kundrejt kërkesave, ne ishim ata që vendosëm idenë e tryezës së partive politike shqiptare, ne ishim ata që imponuam deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare, ne ishim ata që vendosëm për zyrtarizimin e gjuhës shqipe brenda 100 ditëve të qeverisë, ne ishim ata që kërkuam të ketë rigjykim të proceseve të montuara politike, të lirohen të akuzuarit e pafajshëm dhe të dënohen ata që i montuan të njejtët, ne ishim ata që zgjodhëm për herë të parë kryetarin e parlamentit shqiptarë edhe atë duke qenë e vetmja strukturë politike e përfaqësuar me kryetarin e partisë, ne ishim ata që na u bë atentat fizik (kryetarit të partisë Ziadin Sela, 27 prill) për shkak të artikulimit të saktë të kerkesave të shqiptarëve këtu në Maqedoni, ne ishim ata që i dhamë dritë jeshile qeverisë për funskionim, ne jemi ata që sipas anketave me rëndësi të posaçme me të vetmin ministër në qeveri arritëm të kemi besueshmëri më të madhe se edhe vet kryeministri, ne jemi ata që nuk krijuam partneritet me asnjë subjekt politik maqedonas, ne jemi ata që në zgjedhjet e fundit u luftuam nga të gjithë e megjithatë fituam, ne jemi ata që sna e shkel dot dinjitetin askush.

Prandaj miq të dashur në fundvit të gjithë funskionarët e Aleancës për Shqiptarët dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre me krenari e me dinjitet.Ishte vit shume intenziv, dinamik dhe për tu mbajtur mend. Nganjëherë një individ me dije dhe guxim sjell shpresën te qytetarët dhe fiton edhe zemrat e tyre për ti pasur përgjithmonë.

Shqiptarë të dashur, ne kërkojmë mbështetjen tuaj në vitin 2018 sepse ne dijmë të jemi të vendosur për interesin e kombit tonë! Për një gjë të jeni të sigurtë Vazhdojmë përpara!
Gëzuar 2018 shqiptarë, gjithandej kah jeni!

Fatmir Zimberi
Aleanca për Shqiptarët