Ajo është 28 vjeçe, por gati se 16 vjet radhazi është në terapi me dializë.Zinep iseini nga qyteti i Gostivarit që në moshë të vogël ka mbetur jetime dhe është rritur me shumë mundime, duke tejkaluar shumë sfida që jeta i kishte sjellur. Që nga viti 2004 ajo rregullimisht mer teparinë me dializë ndërsa jeton e vetme pa patur asnjë afër që ta ndihmojë. Deri më tash ka mbijetuar me ndihmën e shumë qytetarëve nga vendi dhe jashtë duke përballuar varfërinë dhe sëmundjen e saj të veshkëve. Ndihmë ka kërkura në shumë dyer por gjithmonë kanë qenë të mbyllura, përveç bëmirësve të shumtë që kanë patur mirëkuptim për situatën e saj.

Zinep iseini, e lindur me 1988 nga Gostivari vuan nga sëmundja e veshkëve. Ajo që nga mosha e saj 16 vjeçare plot 12 vjet, vuan nga sëmundja e veshkëve dhe trajtohet në Spitalin e qytetit të Gostivarit, në repartin e hemodializës. Ajo, bën dializë 3 herë në javë dhe shpëtim i vetëm është dializa, pra gjendja shëndetësore dhe jeta e sajë momentalisht varen nga aparati për dializë, dhe ka nevoj per ndihme financiare.

“Momentalisht jetoj me një ndihmë prej 2000 denarëve në muaj.Kjo nuk më mjafton për nevojat elementare dhe ditore që i nevojiten një njeriu për të jetuar normalisht. Vështirë është se unë jetoj e vetme, në një shtëpi e cila gjatë dimrit pikon nga të gjitha anët”, shprehet Zinep iseini.

Zinep iseini, mbijeton me një ndihmë sociale prej 2000 denarëve në muaj, por kjo nuk i mjafton as për të plotësuar nevojat elementare. Ajo është e re,por në fytyrën e saj qëndrojnë shumë rrudha ku cdonjëra prej saj, flet për nga një vështirësi që aspak nuk është e zakonshme për moshën e saj. Në moshën 15 vjecare kur ajo ende thurte ëndrrat e rinisë, një e papritur shqetësoi shëndetin e saj, për ta paralajmëruar se nga ai moment,jeta e saj terësisht do të ndryshonte dhe se vuajtjet sapo kishin filluar. Ajo të freskët e ka kujtimin e hidhur kur një ditë fillon ti fryhet trupi pa ndjerë asnjë dhimbje dhe në momentin që paraqitet për analiza në spital,mjekët konstatojnë se vëshkët e saj kishin ndaluar së funksionuari dhe për pasojë,menjëherë i nënshtrohet trajtimit me dializë. Së fundmi, Zinepipo përballet edhe me tension shumë të lartë të gjakut dhe gje që i ka shkaktuar probleme të shumta në zemër.

Por krahas të gjitha këtyre lajmeve të këqija, fatmirësia qëndon në faktin se mjekët në shkup tash më kanë gjetur veshkë adekuate për të kryer transplantin,por në pyetje janë vetëm 25 mijë euro,që ajo përfundimisht të lirohet nga fistullat që kanë shkaktuar dmtime të shumta në krahët e kësaj 28 vjeçare.Ajo kërkon ndihmë për të mbijetuar në dimrin që afron sepse në shtëpinë e vjetër ku jeton kushtet nuk i mundësojnë që të ketë një ambient më të ngrohtë.

Kam nevojë për ndihmë dhe kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi të më ndihmojën për të kaluar këtë dimër.Deri më tash më kanë ndihmuar shumë dhe unë i falënderoj të gjithë dhe u jam mirënjohëse sepse edhe ata kanë ndarë nga vetja për të më ndihmuar”, apelon ajo.

Për të ndihmuar Zinep iseinin mund të lajmëroheni në numrin e celularit 070 821 757. /Tv Koha/

Ndërsa ndihmat mund ti dërgoni edhe në xhirollogaritë bankare.

Stopanska Banka:200002485016317 për denarë