Një zjarr i madh ka përfshirë një bllok apartamentesh në lagjen Cukurambar, në Ankara, duke lënduar të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe mjekët janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët.

Ndërkohë, të lënduarit nga zjarri që përfshiu bllokun e apartamenteve janë shtruar në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, raporton e përditshmja turke “Hurriyet”. /albeu.com/