Zyrtarët në Indonezi njoftojnë se të paktën 23 persona kanë vdekur në një zjarr që e kishte kapluar anijen e tyre afër kryeqytetit Jakarta.

Anija po barte rreth 100 njerëz nga porti i Jakartas “Muara Angke” për në Tidung, në ishullin turistik, kur u kaplua nga zjarri.

Zyrtari i agjencisë vdendore për fatkeqësi, Seply Madreto, ka thënë për Metro TV se më shumë se 10 persona të lënduar janë dërguar në spital.

Sipas tij, zjarri e ka ngulfatur gjysmën e anijes.