Është përfshirë nga zjarri një konvikt vajzash në rajonin Aladağ në qytetin Adana të Turqisë, raporton Anadolu Agency, transmeton FOL.

Sipas informacioneve të marra mësohet se konvikti i vajzave ku qëndronin nxënëse të shkollës nëntëvjeçare është përfshirë nga zjarri për shkaqe ende të papërcaktuara.

Prefekti i qytetit Adana, Mahmutd Demirtas në lidhje me zjarrin në konviktin e vajzave tha se “aktualisht kemi gjetur 12 trupa të pajetë, si dhe 22 të tjerë të plagosur janë dërguar nëpër spitale.”

Në vendngjarje janë mobilizuar njësi të shumta të zjarrfikëseve, ekipe të kërkim-shpërthimit dhe ato shëndetësore.