Kamionët e Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë edhe pse vazhdimisht shpëtojnë jetë dhe prona, funksionojnë me goma shumë të vjetra. Hera e fundit që janë ndërruar gomat është viti 2005. Shefi i këtij Njësiti thotë se çdo vit është alarmuar, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër, shkruan Alsat.

“Në këtë gjendje kanë gomat shumica e kamionëve të zjarrfikësve, këtu në qytetin e Tetovës. Besoni ose jo, ka zjarrfikës që i vozisin çdo ditë këto kamionë, por që nuk e mbajnë mend për herë të fundit, kur janë ndërruar këto goma.”

Me vite të tëra janë bërë kërkesa të vazhdueshme, por përgjigje pozitive nuk është marrë asnjëherë.

Gazetari: Kur janë nderuar për herë të fundit gomat a e mbani mend?

“Nuk e mbaj mend, unë jam këtu që prej gjashtë vjetësh në punë nuk janë ndërruar gomat. Jemi në rrezik shumë se janë të vjetruara shumë dhe janë goma vere, nuk janë goma dimri për sezonin e tanishme. Kur ka ngrica s`mund të kalojmë, se janë goma vere, s`janë goma dimri”, tha Ajet Sulejmani. Zjarrfikës, vozitës kamioni

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti thotë se shumica e gomave nuk janë ndërruar që nga vitit 2005.