Nhë ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Usje të Shkupit, ku një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e saj.

70 vjeçarja me inicialet D.B. ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi i flakëve që përfshinë banesën e saj.

 
Sipas medieve, e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte dot nga shtëpia e cila u përfshi nga flakët.

Me urdhër të Prokurorisë Publike trupi i viktimës është dërguar në autopsi, ndërsa zjarrfikësit kanë punuar për shuarjen e flakëve edhe pse zjarri ka djegur cdo gjë.

Ndërkohë, policia po punon në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/