Konturimi i buzëve është art! Makeup artistja e yjeve të tapeteve të kuqe, Lisa Eldrige ka sjellë një tutorial se si të arrijmë buzë natyralisht të bollshme ku sekreti është lapsi i buzëve. Seriozisht, të vërtetën… sa herë keni tentuar të “zmadhoni” buzët me laps dhe keni përfunduar si kloun? Kjo është ajo që do donit të shihnit prandaj merrni leksionet e duhura nga Lisa, një truk që ajo e aplikon tek të gjitha celebritetet.

1- Eksfolimi i buzëve është hapi i parë dhe më i rendësishmi! Largon qelizat e vdekura dhe duke i masazhuar arrin të sjellësh më shumë gjak në sipërfaqe dhe kjo bën të mundur fryrjen natyralisht të buzëve.

2- Vendos një shtresë të hollë zbutësi buzësh. Do ndihmojë të gjithë procesin. Për të qënë të sigurta që nuk ka shkëlqim ekstra, sepse kjo nuk na duhet, përdorni nja tampon pambuku ose kartopecetë për të larguar tepricën. Duam thjesht të arrijmë buzë të zbutura, asgjë më shumë.

3-  Vendosni një shtresë të lehtë buzëkuqi fillimisht, njësoj siç bëni zakonisht.

4- Krijoni formën e tyre me laps duke nisur nga cepat e buzëve deri në qëndër. Për buzën e poshtme. buzëqeshni dhe pastaj vazhdoni konturimin.

5- Vendosni mbi buzë pudër të tejdukshme.  Shumë pak, shumë lehtë.

6- Vendosni buzëkuq të një tonaliteti më të hapur me mollëza duke ushtruar presion të lehtë mbi buzë. Synoni buzëkuqët MAT!
Shikoni videon e cila ju ndihmon me pamjet e hapave të sipër përmendura.