Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencës e sotme pë media njoftoi se emri i ri i Maqedonisë do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore, raporton Portalb.mk.

“Flasim për të ardhëm e të shtetit tonë, ajo e ardhme si asnjëherë më parë mund ta shohin në horizont. Flas për shpresën dhe optimizmin që tregon se vjen më e mira për ne. Mundësia është këtu dhe duhet të shfrytëzohet. Jemi përcaktuar për të ardhmen. Kemi zgjidhje historike. Në duart dona është zgjidhja e hapjes së perspektivës dhe të zgjidhjes së kontestit. Zgjidhim kontest 25-vjeçar. Gjuha maqedonase, populli maqedonas janë mbrojtur. Nuk ka më konteste ndërkombëtare. Emri i ri është Republika e Maqedonisë Veriore”, tha Zaev