Përmes një letre me shkrim, Kryeministri Zoran Zaev i ka shprehur ngushëllime familjes Zulbeari nga Tetova, e cila në mënyrë tragjike në zjarrë humbi 5 anëtarë të familjes.
Në letrën e Kryeministrit Zoran Zaev thuhet :
Të shqetësuar thellësisht nga tragjedia që i ndodhi familjes Tuaj, nuk mund të gjinden fjalë ngushëlluese për këtë traumë të thellë
Më lejoni në emrin tim personal, dhe në emër të Qeveris së Republikës së Maqedonisl, si dhe në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tonë ta shprehim ngushëllimin tonë të thellë në këto momente të vështira për juve.
Humbja tragjike nuk mund të zëvendësohet, por në këto momente në rrethin që jetoni, dhe në të gjithë shoqërinë e Republikës së Maqedonisë, do të vijë në shprehje të solidaritetit dhe mbështetjes që mund të jenë në ndihmë për familjen Tuaj, shkruan në letrën e kryeministrit Zoran Zaev drejtuar familjes Zulbeari.
Qeveria do ti ndajë ndihmë financiare në shumë prej 300.000 denarëve familjes Zulbeari nga Tetova, kurse delegacion nga Qeveria do ta vizitojnë familjen për ti shprehur ngushëllime.