Kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, pritet të paraqitet sërish në Prokurorinë Themelore Publike lidhur me çështjen e hapur për financimin​ e fushatës​ zgjedhore.

Zaevi dhe persona tjerë të partisë së tij, akuzohen për keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.Procedura parahetimore është bërë e ditur nga vetë PTHP-ja, dhe se në vazhdimësi janë ndërmarrë veprime për verifikimin dhe mbledhjen e raporteve, të dhënave dhe dëshmive, ndërkaq janë marrë në pyetje mbi 70 dëshmitarë.